Lajme

Fëmijët e vrarë në Minneapolis ishin të moshës tetë dhe 10 vjeç

08/27/2025 19:20
nga:Sh R

Dy fëmijë të vegjël të moshës tetë dhe 10 vjeç u vranë në të shtënat në Minneapolis, ndërsa ishin ulur në stol, tha shefi i policisë, Brian O’Hara.

Në konferencën për shtyp O’hara shtoi se 17 persona të tjerë u plagosën, 14 prej të cilëve ishin fëmijë.

Dy nga këta fëmijë janë në gjendje kritike, shkruan SkyNews.