Lajme

Nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu në deponinë e automjeteve në Hajvali

08/27/2025 14:56
nga:Y I

Është lokalizuar zjarri që ka shpërthyer në një deponi të mbeturinave në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka pohuar se është parandaluar përhapje e mëtejshme e zjarrit në zonat përreth.

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”.

“Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa banorët pranë zonës janë këshilluar të shmangin lëvizjen në afërsi për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të mbetjeve të djegura”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.