Lajme

Krasniqi: Të çmendurit e të padinjitetshmit, për të cilët ka nevojë Albini, kanë me e kryqëzu deri në argat të Vuçiqit, Liburnin!

08/27/2025 12:19
nga:Y I

Pas dorëheqjes së Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dorëheqje e cila sipas tij erdhi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ka reaguar Dardan Krasniqi, kunati i Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Krasniqi tha në reagimin e tij se ‘çmendurit e të padinjitetshmitë për të cilët ka nëvojë Albin Kurti, kanë me e kryqzuar deri në argat i Vuçiqit, Liburnin’.

Ai tutje shprehet se ata që kanë dinjitet e duan krenarinë të drejtën e vlerën sot është momenti me u distancu nga politika degraduese e Albinit.

“Një organizatë e dinjitetshme me mija aktivist shëmbullor nuk duhët me leju me shkue për lesh me Dimala e Co! Nuk është ego, nuk është inati është detyrim i sëcilit prej nesh mos me leju shkatrrimin! Liburn” shkruan Krasniqi në reagimin e tij.

Reagimi i plotë: