Sot luhen ndeshjet e xhiros së tretë të Ligës së Parë në futbollin kosovar.
Të gjitha duelet luhen me fillim nga ora 16:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Derbi i ditës padyshim se është ai mes Trepçës dhe Trepçës 89′, teksa spikatin edhe duelet si: Vëllaznimi – Istogu dhe Suhareka – Vushtrria.
Më poshtë keni të gjitha duelet që zhvillohen sot:
- Liria – Tefik Çanga
- Trepça – Treça 89′
- Rilindja – Vjosa
- Suhareka – Vushtrria
- Besa Peja – 2 Korriku
- Kika – Feronikeli 74′
- Vëllaznimi – Istogu
- Dinamo – KEK-u
- Ramiz Sadiku – Prizreni
/GazetaBlic Sport


