Njësiti policor në Leposaviq ka raportuar një incident të ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:30, derisa ishin duke u furnizuar me derivate.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një shtetas serb ishte afruar pranë veturës së policisë me një bluzë me mbishkrime provokuese dhe ofenduese.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, ndërsa i njëjti është liruar në procedure të rregullt.
Raporti i plotë:
“EKSPOZIMI I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES – Leposaviq / 26.08.2025 – 18:30. Raportohet se njësiti policor derisa kishte qenë duke u furnizuar me derivate, aty afër veturës së tyre kishte shkuar i dyshuari mashkull shtetas serb i cili kishte pasur të veshur një bluzë me mbishkrime ofenduese apo provokuese. I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës


