Sporti

Cristian Chivu vendos një rekord historik në debutimin e tij si trajner i Interit

08/27/2025 10:19
nga:Lorik J

Interi bëri një nisje mbresëlënëse të sezonit të ri në Serie A, duke e shkatërruar Torinon me rezultatin 5-0 në San Siro. Kjo fitore solli gjithashtu një arritje historike për trajnerin e ri të Nerazzurrëve, Christian Chivu.

Ish-lojtari i kombëtares rumune u bë trajneri i parë në historinë e Interit që fiton ndeshjen e tij debutuese në Serie A me të paktën pesë gola diferencë, raportoi Opta.

Kështu, specialisti 43-vjeçar e fillon aventurën e tij në mënyrën më të mirë në krye të klubit, për të cilin ka 169 ndeshje zyrtare si lojtar.

Ndeshja e radhës e Interit është më 31 gusht kundër Udineses.

/GazetaBlic Sport