Besiktasi, një nga klubet më të përfolura të afatit kalimtar, e ka vënë në qendër të vëmendjes yllin e futbollit botëror N’Golo Kante.
Sipas raportimeve në shtypin e Arabisë Saudite, mesfushori me përvojë, i cili luan për Al Ittihad, po kërkon të kthehet në futbollin evropian.
Gjigantët turk po kërkojnë të nënshkruajnë yllin e klasit botëror N’Golo Kante si pjesë e riorganizimit të mesfushës.
33-vjeçari po tërheq vëmendjen me performancat e tij, dhe Besiktas thuhet se po përgatit një ofertë serioze për transferimin.
Drejtuesit, me kërkesë të trajnerit Giovanni van Bronckhorst, duan të sjellin një lojtar me përvojë dhe cilësi udhëheqëse.
/GazetaBlic Sport


