Afërdita nga Peja vuan prej shtatë vitesh nga tumori.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Fondacioni ‘Golden Eagle’ me në krye Presidentin Shaqir Palushi kanë dhuruar 5000 euro për Afërditën.
Ajo prej shtatë vitesh vuan nga sëmundja e rëndë dhe është e vetme pasi nuk ka fëmijë.
Pa mbështetje financiare dhe pa mundësi për të punuar, ajo iu drejtua shqiptarëve për ndihmë, për të mbuluar shpenzimet mjekësore, por edhe për të patur dikë që të kujdeset për të.
Fondacioni “Golden Eagle” është i njohur për kontributet e tij në ndihmë të personave në nevojë, dhe ky nuk është rasti i parë që solidarizohet me kauza humane.
Ndërkohë të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë për Afërditën mund të kontaktojnë në numrin: +383 49 174 862.


