Portieri i Manchester United, Andre Onana, mund të largohet nga klubi pasi West Ham shprehu interes për ta nënshkruar atë në formë huazimi, raporton United In Focus.
Trajneri i “Hammers”, Graham Potter , i cili tashmë e ka forcuar pozicionin e portierit me Mads Hermansen, dëshiron edhe më shumë konkurrencë në portë dhe e ka kthyer vëmendjen te lojtari ndërkombëtar i Kamerunit.
E ardhmja e Onana-s në Old Trafford varet nga transferimi përfundimtar i portierit belg Senne Lamans. Nëse Manchester United e përfundon marrëveshjen, Lamans do të bëhet numri 1 i ri, gjë që mund të çojë në largimin e Onanas ose Altay Bayandir.
Portieri kamerunas u anashkalua nga Ruben Amorim në dy ndeshjet e para të sezonit të Premier League – kundër Arsenalit dhe Fulhamit, Bayandir ishte titullar.
/GazetaBlic Sport


