Lajme

Presidentja mirëpret zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shpreson që sa më parë të votohet dhe Qeveria

08/26/2025 17:56
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, teksa shpreson që ai të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, presidenca i ka uruar punë të mbarë kryetarit e nënkryetarëve.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.