Nenad Rashiq nuk i ka marrë votat e nevojshme për zgjedhjen nënkryetar nga komuniteti joshumicë serb, raporton Gazeta Blic.
Kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ka qenë propozimi i radhës për nënkryetar Kuvendi.
Ai i ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime, duke mos u zgjedhur nënkryetar.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën dhe tha se ajo vazhdon të enjten në ora 11:00./Gazeta Blic/


