Sporti

Edon Zhegrova ka marrë pasaportën shqiptare, hapet rruga për transferimin në Itali?

08/26/2025 15:27
nga:Lorik J

Edon Zhegrova ka marrë një “bonus” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Sulmuesi shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës, është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe tashmë quhet shtetas i vendit tonë.

Në një fotografi të publikuar pak më parë, shikohet se Zhegrova ka marrë shtetësinë shqiptare. Ky veprim i sulmuesit 26-vjeçar e afron edhe më shumë atë me një transferim në klubin e Juventusit.

Siç dihet prej kohësh, lojtarët shqiptarë në Itali nuk njihen më si të huaj dhe kjo mund ta afrojë më shumë Zhegrovën me “Zonjën e Vjetër”.