Lajme

Aksion në një lokacion në Kçiq të Madh, gjenden pesë bimë kanabis sativa, arrestohet një person

08/26/2025 13:51
nga:N K

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella kanabis sativa.

Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i cili u dërgua në mbajtje.

“Pokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë (5) bimë të mbjella kanabis sativa.

Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.