Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku e përshkruan këtë moment si gabim të pafalshëm, por thotë se ky është niveli i VV-së.
Më poshtë keni postimin e Abdixhikut:
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.
Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lartë.
Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkruhet në postimin e tij.
/GazetaBlic


