Lajme

Raportohet një rast i zhdukjes në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

08/26/2025 09:48
nga:N K

Një femër është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të policisë rasti ka ndodhur të dielën.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj”, njofton policia.

Poashtu bëhet e ditur se rasti në fjalë po hetohet nga ekipet relevante.