Lajme

Koci: Nesër VV le të propozojë një kandidat që nuk është pjesë e qeverisë, PDK, AAK, Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë – le ta votojnë

08/25/2025 19:06
nga:G B

Avokati Arianit Koci, ka thënë se partitë nesër nuk duhet të bëjnë gara se kush është më i poshtër, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato as nuk duhet t’i hedhin truqe njëri-tjetrin, pasi jemi lodhur me lojëra.

“VV – le të propozojë një kandidat që nuk është pjesë e qeverisë. PDK, AAK, Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë – le ta votojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Parti politike dhe deputetë: nesër mos bëni gara kush është më i poshtër.

As kush kujt ia “hedhë” me truqe.

Jemi lodhë me lojëra.

Kreativitetin përdoreni për zhvillimin e shtetit. Për prosperitetin e shoqërisë.

VV – le të propozojë një kandidat që nuk është pjesë e qeverisë.

PDK, AAK, Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë – le ta votojnë.

Kështu krijohen kushtet që Kuvendi të shpërbëhet, dhe më në fund të shkojmë në zgjedhje të reja – aty ku vendos qytetari, jo pazaret e fëlliqura të politikanëve.

E në zgjedhje të reja, ne votuesit e dijmë çka bëjmë!