Lajme

Aksident në kryeqytet mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

08/25/2025 13:10
nga:Sh R

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se të përfshira në aksident janë një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fadil Vata’ në Prishtinë”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklarimin e policisë për KlanKosova.