Gianluigi Donnarumma është gjithnjë e më afër një transferimi te Manchester City.
Portieri 26-vjeçar italian ka arritur një marrëveshje personale me klubin anglez dhe mezi pret t’i bashkohet Pep Guardiolës. Përvoja dhe cilësia e tij e bëjnë atë një shtesë të dëshirueshme për ekipin e Cityt që dëshiron të ruajë dominimin në Angli dhe të garojë në nivelin evropian.
Megjithatë, transferimi nuk është finalizuar ende. Ardhja e Donnarumma-s varet nga largimi i portierit të Manchester City-t, Ederson.
Braziliani është lidhur me një transferim të mundshëm te Galatasaray, një klub që ka shprehur interes për shërbimet e tij. Derisa Ederson të gjejë një destinacion të ri, Manchester City nuk do të jetë në gjendje të zyrtarizojë nënshkrimin e Donnarumma-s.
/GazetaBlic Sport


