Sporti

“Shpërthimi” i Valmir Veliut tek Prishtina, statistikat e tij fantastike në dy xhirot e para

08/25/2025 11:23
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar dy takimet e para në Superligë, fillimisht ndaj Dukagjinit e më pas edhe në derbi ndaj Llapit.

Në dy ndeshjet, Prishtina realizoi nga tre gola, teksa pësoi dy ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Valmir Veliu ka qenë padyshim “ylli” i ekipit në këto dy xhiro, duke treguar paraqitje mbresëlënëse.

Veliu në javën e kaluar asistoi tek goli i parë ndaj Dukagjinit, teksa realizoi golin e fitores.

Sulmuesi poashtu dje realizoi gol dhe gjithashtu fitoi penallti, që e konkretizoi Rin Ahmeti.

Statistikat e Veliut:

  • Gol dhe penallti e fituar ndaj Dukagjinit
  • Gol dhe penallti e fituar ndaj Llapit

/GazetaBlic Sport/