Lajme

Një fushë përfshihet nga zjarri në Fushë Kosovë

08/25/2025 09:41
nga:N K

Në Fushë Kosovë gjatë ditës së diel u raportua për zjarr në një fushë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve, dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për një zjarr në një fushë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin e policisë.