Lajme

Vdes 26 vjeçari në Skenderaj, ra nga kati i 8 i banesës – Policia jep detaje

08/24/2025 22:59
nga:G B

Një person ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor, ku dhe pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në emergjencën e QKMF Skenderaj, raporton Gazeta Blic.

Policia ka njoftuar se viktima është 26 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Vdekje e dyshuar

Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.

Të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.