Lajme

Tjetër aksident i rëndë në Shqipëri, vetura përplas babë e bir në aksin Lushnje-Berat

08/24/2025 22:03
nga:G B

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shqipëri.

Sipas Noa.al, një veturë ka goditur dy persona në aksin Lushnjë-Berat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar, ku babë e bir janë përplasur nga një automjet. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.