Lajme

Abdixhiku pas dështimit të seancës: Qëndrimet e LDK-së janë konsistente, pa marrëveshje s’ka votë!

08/24/2025 12:49
nga:Y I

Pas dështimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se kjo është derexheja në të cilën ka ra Kosova si vend.

Ai tha se qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente, pa marrëveshje nuk ka votë dhe shumicë.

“Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Pse po habiteni?

Ky edhe është niveli i tyre.

Kjo është derexheja në të cilën kemi ra si vend. Këta janë njerëzit me të cilët pretendojnë të udhëheqin këtë shtet.

Ju përçmojnë; prandaj dhe me përçmim ju përfaqësojnë.

Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.