Lajme

Ujësjellësi ‘Prishtina’- Ka ndërprerje të furnizimit me ujë në ‘Bregun e Diellit’

08/24/2025 07:05
nga:Y I

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se deri në sanimin e problemit qytetarët do të njoftohen.

Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë:

Rruga “Mehmet Gradica”;

Rruga “Elez Geci”;

Rruga “Qazim Bobaj”;

Rruga “Afrim Maliqi”.