Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.
Ai tha se me familjen, miqtë dhe përkrahësit e Shillovës kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në komunë dhe për vizionin e katërvjeçarit të ardhshëm.
Ahmeti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten, duke theksuar se Lipjanit i duhen profesionistë të tillë në vendimmarrje, sidomos në fushën e arsimit.
“Nga të pranishmit kërkuam mbështetjen për Arjetën që të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale. Ne besojmë se një mësuese me rezultate të shkëlqyera në arsim i duhet asambles së ardhshme për të dhënë kontribut të veçantë, sidomos në çështjet e arsimit.Suksese Arjeta, Lipjani fiton kur profesionistë si ti marrin përgjegjësi për të ardhmen” shkruan Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sonte vizituam familjen e kandidates sonë për Asamble Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.
Me familjen e Arjetës, miqtë dhe përkrahësit e saj, bashkëbiseduam për progresin dhe zhvillimet e deritanishme në komunën tonë, si dhe për vizionin tonë për katërvjeçarin e ardhshëm, përtej fjalëve, me punë për Lipjanin.
Nga të pranishmit kërkuam mbështetjen për Arjetën që të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale. Ne besojmë se një mësuese me rezultate të shkëlqyera në arsim i duhet asambles së ardhshme për të dhënë kontribut të veçantë, sidomos në çështjet e arsimit.
Suksese Arjeta, Lipjani fiton kur profesionistë si ti marrin përgjegjësi për të ardhmen!


