Sporti

Trepça ’89 merr tri pikë të plota në derbi ndaj Lirisë së Prizrenit

08/23/2025 19:28
nga:Y I

Skuadra e Trepçës ’89 ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin kosovar.

Ekipi nga Mitrovica e ka mposhtur në shtëpi 2:1 Lirinë e Prizrenit.

Ardian Hasani ishte heroi i klubit mitrovicas me dy golat e shënuara.

Me këtë fitore, Trepça e Gani Sejdiut shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Liria mbetet me tri pikë.