Lajme

Shukri Buja takohet me Agim Rexhepin: Angazhohem për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në mandatin e ardhshëm

08/23/2025 12:16
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, është takuar me kryetarin e shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, Agim Rexhepin, ku pranoi një dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton, raporton GazetaBlic.

Buja thotë se në mandatin e ardhshëm si kryetar i Lipjanit, do të punoj me përkushtim që raportet shqiptaro-amerikane të forcohen është më shumë.

Postimi i plotë:

Përshëndetje, Lipjan

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të takohem me z. Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, me që rast pranova si dhuratë mirënjohje dhe flamurin amerikan për nder të ditëlindjes së 79-të të Presidentit Bill Clinton, mikut të madh të popullit shqiptar.

Me z. Rexhepi dhe shoqatën ‘Miqtë e Amerikës’ më lidh një bashkëpunim i shkëlqyer që nga koha kur kam shërbyer si kryetar i Komunës së Lipjanit. Ndër shumë nisma të përbashkëta, me krenari veçoj iniciativën e shoqatës për shpalljen Qytetar Nderi i Lipjanit të Gjeneralit amerikan ëesley Clark, simbol i lirisë sonë, i cili me vendim të Kuvendit të Komunës u nderua me këtë titull.

Në mandatin tim të ardhshëm si kryetar i Lipjanit, do të punoj me përkushtim që raportet shqiptaro–amerikane të forcohen edhe më shumë nëpërmjet projekteve konkrete, bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe institucional, duke e mbajtur të gjallë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është miqësi ekzistenciale për popullin shqiptar!