Ka vdekur zyrtarja e Shërbimit të Gjendjes Civile në Komunën e Pejës, Luljeta Cena.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Administratë në këtë komunë, ku u tha se atë do ta kujtojnë gjithmonë për veprat e saj.
“Lule, ike e bekuar duke lënë pas një staf që te donin dhe i doje aq shumë,duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona”, thuhet në reagimin e Drejtorisë për Administratë.
Telegrami i plotë i ngushëllimit:
Me dhembje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të mikes, kolegës tonë, zyrtares se Shërbimit të Gjëndjes Civile në Pejë, Luljeta Cena.
Lule, ike e bekuar duke lënë pas një staf që te donin dhe i doje aq shumë,duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona!
Shpirti yt u prehtë në paqe, e mira Luljetë.


