Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 janë raportuar mbi 4 mijë aksidente, por me fatalitet ishin 51 sosh ku mbetën të vdekur 58 persona.
Ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar kishin vdekur 52 persona në aksidente.
Policia e Kosovës, në një përgjigje për Express, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar mbi 448 mijë gjoba.
Policia thotë se kanë hartuar dhe janë zbatuar disa urdhra operativë për të ofruar siguri.
“Për të ofruar siguri dhe kontroll më efikas në trafik, Policia e Kosovës ka hartuar dhe janë duke u zbatuar disa Urdhrat Operativ si “Siguria në Trafikun Rrugor” dhe “Sezoni Veror 2025”, dhe plane të tjera që kanë të bëjnë me mjete me dy rrota. Po ashtu janë realizuar fushata të ndryshme, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Kanë vazhduar patrullimet me veturave me pajisje inteligjente “Smart Patrol” dhe radarë mobilë me që rast aktivitetet policore kanë qenë të shtuara më shumë se 9% krahasuar me periudhën krahasuese 2024.”



