Sporti

Harry Maguire: Është budallallëk të largohesh nga Manchester United tani

08/21/2025 16:34
nga:Lorik J

Harry Maguire ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Manchester United dhe ka lënë të kuptohet se do të ketë bisedime për të ardhmen e tij në muajt në vijim. Në një intervistë me BBC-në, mbrojtësi zbuloi se gjatë verës pati interes nga klube të tjera, por klubi shpejt hoqi dorë nga çdo mundësi transferimi.

“Vitin e kaluar klauzola ishte në duart e tyre – nuk kishte asnjë mundësi për mua. Ata thjesht e aktivizuan dhe kontrata u zgjat. Këtë verë klubi e bëri të qartë se nuk mund të largohesha në asnjë rrethanë. Dy klube kërkuan, por morën një përgjigje të shpejtë”, tha Maguire.

Ai shtoi se bisedime të mëtejshme janë në horizont për një zgjatje të mundshme të kontratës:

“Kam në kokën time se çfarë dua të bëj dhe ku dua të jem. Por është e mrekullueshme të luaj për këtë klub – do të ishte budallallëk të doja të largohesha kaq lehtë.”

/GazetaBlic Sport