Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se nuk e votojnë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.
Basha përmes një postimi në Facebook ka thënë se Donika Gërvalla nuk është Vetëvendosje, madje është më LDK se Abdixhiku.
“Edhe çka po pret Lumir, me ta propozu një t’PDK-së a?” ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Lumiri kish deklaru që nuk e votojmë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje!
Donika Gërvalla nuk është Vetëvendosje Lumir, bile është më LDK se ti!
Edhe çka po pret Lumir, me ta propozu një t’PDK-së a?


