Lajme

78 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

08/21/2025 09:00
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 78 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve në vend.

Prej tyre, 20 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 58 me dëme materiale.

Ndërkohë janë regjistruar 2 mijë e 510 gjoba trafiku, janë arrestuar 28 persona, dhe 24 janë dërguar në mbajtje.