Lajme

Deri në një orë e gjysmë pritjet për ta lëshuar Kosovën te Dheu i Bardhë

08/20/2025 17:09
nga:Y I

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.

Aktualisht pritje ka te Dheu i Bardhë deri në 1 orë e gjysmë në dalje, e gjysmë ore në hyrje.

Ndërsa në Muçibabë, në hyrje, pritjet po zgjasin deri në 1 orë.