Lajme

Vjehrri rrah nusen në Istog

08/20/2025 08:55
nga:N K

Një grua në Istog ka njoftuar policinë se ka pësuar dhunë nga vjehrri i saj.

Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës.

Ndërkaq i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.