Lajme

Tragjedi në Afganistan: 71 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin

08/20/2025 08:14
nga:G B

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur të martën mbrëma në provincën Herat, në perëndim të Afganistanit, ku kanë humbur jetën të paktën 71 persona, raporton agjencia Reuters përcjell Dukagjini.

Në mesin e viktimave janë edhe 17 fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur pasi një autobus me emigrantë të deportuar është përplasur me një kamion dhe një motoçikletë, duke u përfshirë më pas nga flakët.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale, Ahmadullah Muttaqi, ka njoftuar përmes një videoje të shpërndarë në rrjete sociale se zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtonin viktimat.