Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
Të pranishëm në takim ishin edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Kurti dhe Gashi diskutuan për raportet dypalëshe, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet.
“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë” thuhet në njoftimin e ZKM-së raporton “Gazeta Blic”.


