Lajme

Izmaku: Konsensusi dhe bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike, rruga më e mirë për ta zhbllokuar situatën në Kuvend!

08/19/2025 18:01
nga:Y I

Nesër me fillim nga ora 11:00 mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit.

Me datën 8 gusht, Gjykata Kushtetuese, vendosi një afat prej 30 ditësh për t’u zgjedhur kryeparlamentari i ri përmes votimit të hapur.

Pas 54 tentativash të dështuara krejt ‘sytë’, janë kthyer nga Lëvizja Vetëvendosje se cili pritet të jetë kandidati i ‘ri’ për kryekuvendarin apo do të vazhdohet me kandidaturën e njëjtë.

Kujtojmë se kandidatja e propozuar më herët, Albulena Haxhiu, s’ka arritur të marrë votat e nevojshme as pas 54 tentativash.

Në lidhje me seancën e nesërme ka folur për “Gazeta Blic”, deputetja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku.

Izmaku tha se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është çështje e tyre por se ajo që mbetet më e rëndësishme për qytetarët është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt.

Ajo tha se ‘konsensusi dhe bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike është rruga më e mirë për ta zhbllokuar këtë situatë’.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është çështje e tyre dhe natyrisht që ata e vlerësojnë se si duhet të veprojnë më tej.Ajo që mbetet më e rëndësishme për qytetarët është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt, institucionet të funksionojnë dhe të adresohen prioritetet e vendit.Konsensusi dhe bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike është rruga më e mirë për ta zhbllokuar këtë situatë” tha Izmaku në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kuvendi e konfirmon: Nesër mbahet seanca konstituive

Arifi: Nëse VV vendos sërish Albulena Haxhiun, konfirmin se do të bejnë gjithçka që Kosova të mos ketë institucione!