Skuadra ukrainase, FC Metalist 1925, ka njoftuar transferimin e sulmuesit kosovar, Baton Zabërgja.
Sulmuesi kosovar i cili la gjurmë në Dinamo City me golat dhe paraqitjet fantastike, ka arritur transferimin në Ukrainë, tek skuadra FC Metalist, shkruan GazetaBlic Sport.
Zabërgja i bashkohet sulmuesit tjetër nga Kosova, Ermir Rashica, i cili luan qe 1 vit tek kjo skuadër.
Dinamo City fitoi rreth 800 mijë euro nga ky transferim.
/GazetaBlic Sport


