Lajme

Arifi: Nëse VV vendos sërish Albulena Haxhiun, konfirmin se do të bejnë gjithçka që Kosova të mos ketë institucione!

08/19/2025 16:59
nga:Y I

Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

E nesër pritet të mbahet seanca e radhës konstituive e Kuvendit me fillim nga ora 11:00.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, si parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit e ka nxjerrë  si kandidaturë për 54 herë, Albulena Haxhiun, kandidaturë e cila nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme.

Por çfarë pritet të ndodhë nesër, a do të ndryshojë qëndrim Lëvizja Vetëvendosje apo vazhdojë sërish me Albulena Haxhiun?

Në lidhje me këtë çështje ka dhënë një qëndrim për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi.

Arifi tha se nëse LVV-ja e vendos sërish Albulena Haxhiun po tallet me shtetin.

Ai potencoi se nëse kjo ndodh atëherë është një konfirmin se ata, LVV-ja, do të bejnë gjithcka që Kosova të mos ketë institucione.

“Nëse LVV prap e vendos Albulenën atëherë VV po tallet me shtet dhe do të jetë edhe një konfirmim se ata do të bejnë gjithcka që Kosova të mos ketë institucione”deklaroi Arifi.

Atëherë me te vertetë ska te bej me me Albulenen as me Kuvendin por me paaftesimin e Kosoves që te funksionoj si shtet dhe do të kete plot ‘mina’ të tjera në rruge e sipër që parandalojnë Kosoven të ketë institucione” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Kuvendi e konfirmon: Nesër mbahet seanca konstituive