Lajme

PDK kritikon qeverisjen në Lipjan për gjendjen në fshatin Shalë, kërkon llogari

08/19/2025 13:15
nga:G B

Fshati Shalë i Komunës së Lipjanit është ndër vendbanimet me potencialin më të madh zhvillimor.

Kështu ka bërë të ditur PDK në këtë komunë, teksa ka kritikuar pushtetin lokal që e ka lënë pas dore këtë fshat.

Përmes një video të publikuar në Facebook nga PDK në Lipjan, thuhet se ky fshat përballet me probleme serioze.

PDK është zotuar që ky fshat do ta marrë vëmendjen e duhur gjatë mandatit të Shukri Bujës kryetar të Lipjanit./Gazeta Blic/