Lajme

Shoqata për Kërkim-Shpëtim aktivizohet për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur në Istog

08/19/2025 11:27
nga:G B

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës, është angazhuar në një operacion për gjetjen e Beqir Malokaj, 67 vjeçar,  i raportuar si  i zhdukur.

Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që prej 48 orësh.

“Shoqata po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.