Lajme

Vendimi i Kushtetueses, nesër pritet të mbahet seanca konstituive

08/19/2025 10:51
nga:N K

Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish.

Gazeta Blic mëson se seanca do të mbahet nesër në orën 11:00.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të kuvendit.

Gjithashtu, Gjykata ka theksuar se kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30-ditësh.