Mbrojtësi kosovar, Ardi Musliu u largua nga Vushtrria pas vetëm pak ditësh qëndrimi tek klubi i Armend Dallkut.
Musliu ka njoftuar largimin nga klubi kosovar, e ndër tjerash akuzon edhe ata për pabesi dhe joprofesionalizëm, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e tij në rrjetin social, Facebook.
Ja postimi i Musliut (pa ndërhyrje):
“Pas nje kohe jo te gjate qendrimi te FC Vushtrria kam vendosur te largohem,nje largim qe nuk e kam deshiruar e as menduar ne kete kohe dhe ne keto momente.
Largohem nga nje klub qe kam menduar qe ka persona te ndergjegjeshum dhe profesional po aty gjeta vetem persona jo profesional dhe te pa bes te cilat i treguan ndaj meje ne kohen dhe ne ditet e fundit kur kampionati veq se po fillon.
Koha eshte qe mos te dorzohem po te jem me i fort dhe te perqendrohem ne sfidat e reja”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


