Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se pas kallëzimit penal të dorëzuar nga MKRS, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve komunalë në Prizren për rrënimin e paligjshëm të kompleksit “Saraji i Vjetër”, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se dëmi kulturor dhe financiar kap vlerën mbi 15 milionë euro dhe paralajmëroi se kallëzim i ngjashëm është dorëzuar edhe për komunën e Prishtinës.
Çeku tha se askush nuk do të lejohet të cenojë trashëgiminë kulturore pa u përballur me drejtësinë.


