Sporti

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shkëndija – Ludogorets

08/18/2025 18:39
nga:Lorik J

Shkëndija e Tetovës pasi u eliminua nga garat eliminatore të Ligës së Kampionëve, tashmë paraqitjet e saj do ti vazhdojë në Liga Europa, aty ku në ndeshjet e “play-off’ do të përballet me skuadrën kampione të Bullgarisë, Ludogorets.

Fituesi i përgjithshëm do të sigurojë një vend në grupet e Liga Europa, ndërsa skuadra humbëse aventurën europiane do ta vazhdojë në grupet e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë midis Shkëndijës dhe Ludogorets, do të zhvillohet në Shkup me datë 21 gusht (e enjte), ndërsa që sot nga skuadra tetovare kanë njoftuar se biletat (çmimi 300 den.) kanë dalë në shitje dhe të njëjtat mund ti gjeni online përmes rrjetit mktickets.mk dhe pikave të autorizuara si më poshtë:

Pikat e shitjes së biletave:

Tetovë

Monaco Tobacco
Online përmes mktickets.mk
Ditën e ndeshjes në biletarinë e stadiumit “Todor Proeski”
Shkup

LiteraturaMK – East Gate Mall
LiteraturaMK – Skopje City Mall
LiteraturaMK – Rruga Maqedonia
LiteraturaMK – Diamond Mall
LiteraturaMK – QTU Bunjakovec
Agjencia Turistike JK Travel – QTU Biser
Makpetrol – Vlae
Makpetrol – Kozle
Makpetrol – Ilindenska
Kumanovë

Tobacco Agora – QTU Garnizon
Gostivar

Tobacco Vona Pet – Rr. Zhivko Brajkovski 15