Ka përfunduar ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Ballkani luajtën baras me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Skifterat’ kaluan të parët në epërsi me golin e Aganspahic nga penalltia në minutën e 29’të të duelit.
Në pjesën e dytë, Ballkani mori lojën në kontroll dhe erdhi goli i barazimit me anë të Ismajlgecit, i cili realizoi eurogol në minutën e 65’të.
/GazetaBlic Sport


