Sporti

Gjilani me paraqitje pozitive, shkon në pushim me avantazh ndaj Ballkanit

08/18/2025 17:20
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjilani – Ballkani.

Skuadra e Gjilanit shkoi në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Aganspahic realizoi golin e vetëm në 45 minutat e parë, kur pas gjysmë ore lojë shënoi nga pika e penalltisë.

Ballkani kishte disa mundësi shënimi, por Vokli Laroshi priti goditjet e Serebes dhe Kryeziut.

/GazetaBlic Sport