Sporti

Dalin në shitje biletat për duelin Drita – Differdange

08/18/2025 16:13
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës të enjten luan ndeshjen historike ndaj Differdange 03 në “Play Off”.

Drita dhe Differdange ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Biletat për këtë duel dalin në shitje sonte nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan, teksa ditën e ndeshjes shiten edhe tek stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ja njoftimi i klubit:

“FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e Play Off të UEFA Conference League mes FC DRITA dhe FC Differdange 03 do të dalin në shitje nga sot (e hënë), në mënyrë fizike, nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit.
Gjithashtu, në ditën e ndeshjes biletat do të mund të blihen edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, në tri pika të shitjes.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
Veri – 3 €
Lindje – 5 €
Perëndim – 10 €
VIP – 20 € (katering all inclusive)”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport/