Lajme

Shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike nga KEDS – AKB mban konferencë për media

08/18/2025 10:48
nga:G B

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban sot konferencë për media, raporton Gazeta Blic.

Konferenca do të mbahet në ora 11:30.

“Tema: Aksioni dhe ndërprerja e energjisë elektrike nga KEDS – rreziku dhe goditja e rëndë për ekonominë e Kosovës.

Qindra biznese vendore janë përballur me shkyçje të padrejta të energjisë elektrike, duke rrezikuar investime, vende pune dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Prania juaj është thelbësore për të informuar opinionin publik mbi këtë çështje me ndikim të madh shoqëror dhe ekonomik”, thuhet në njoftimin për media./Gazea Blic/