Lajme

Shala ndan fotografitë e punimeve në Kalasën e Vuçakut: Aty ku frymon historia

08/17/2025 19:08
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka ndarë me publikun disa fotografi nga punimet që po zhvillohen në Kalasën e Vuçakut, një nga komplekset arkeologjike më të rëndësishme të Kosovës.

Ai theksoi se ky projekt është një mundësi për të “zgjuar” historinë e fjetur të këtij vendi, duke i dhënë dritë trashëgimisë iliro-dardane, falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëpunimit me arkeologët e profesionistët.